MotivimThënie

3 thënie të Budës që do t’ju impresionojnë

 

Buda ishte themeluesi i Budizmit dhe ai lindi në Nepal rreth vitit 500 pes. Emri i tij i vërtetë ishte Siddhartha Gautama.

Buda fjalë për fjalë do të thotë “I Zgjuar”, një person i shkolluar që është zgjuar ndaj gjërave ashtu siç janë në të vërtetë. Buda atëherë ishte i lirë nga fajet apo të metat që vijnë prej mendjes dhe natyrisht kishte një dhembshuri të madhe për njerëzit e tjerë. 49 ditë pasi arriti iluminimin, atij iu kërkua të jepte mësim, dhe kështu ai mësoi të vërtetën e përjetshme dhe universale rreth zhvillimit personal dhe shpirtëror.

3 citimet e mëposhtme të Budës janë pjesë e mësimit të tij. Nëse dëshironi të shtoni diçka, ju lutemi mos ngurroni ta bëni këtë në komentet në fund të këtij artikulli. Faleminderit.

 

“Mos qëndroni në të kaluarën, mos ëndërroni për të ardhmen, përqendroni mendjen në momentin e tanishëm.”

Buda na kërkon të bëhemi të pranishëm, të vetëdijshëm në të tashmen. Momenti i tanishëm është hyrja në dimensionin shpirtëror. Përqendrimi i mendjes në momentin e tanishëm na ndalon të projektojmë përpara në të ardhmen, si dhe të shohim ngjarjet e së kaluarës. E gjithë kjo është të menduarit që ndodh vetëm në mendjen tonë. Ajo që është në të vërtetë vetëm atje tani, është e tashmja.

 

“Nëse do ta shihnim qartë mrekullinë e një luleje të vetme, e gjithë jeta jonë do të ndryshonte.” 

Ky citim është me të vërtetë një nga më të thellët dhe më të vështirët për t’u shpjeguar. Nga kuptimi, nuk ka të bëjë vetëm me bukurinë, por më shumë për atë që përfaqëson një lule. Një lule është lulëzimi i bimës, është shprehja më e avancuar e asaj që mund të tregojë, duke përmbushur potencialin e saj duke kapërcyer dhe duke arritur në një nivel të ri të qenies. Ai përfaqëson iluminizmin.

Gjithashtu Buda flet për mundësinë që ne të kontaktojmë drejtpërdrejt me lulen, duke e parë atë VËRTETË. Duke parë jetën në të, qenien dhe duke u bashkuar me të në atë moment.

 

“I vetmi dështim i vërtetë në jetë është të mos jesh besnik/i vërtetë ndaj asaj që di(ke njohuri)”.

Dëgjoni zërin tuaj më të thellë të brendshëm, veten tuaj shpirtërore, sepse disi gjithmonë e di se çfarë është e drejtë dhe e gabuar. Kjo do të thotë të jesh autentik për veten tënde të vërtetë. Kjo përfshin gjithashtu vlerën e integritetit, që do të thotë se ju nuk bëni kompromis për atë që dini se është e vërtetë. Ju qëndroni besnik më të mirës që dini.

Nëse shkelim atë që dimë brenda, në thelb mashtrojmë veten dhe disi mund ta ndjeni se si ndodh. Mos bëni kompromis dhe qëndroni besnik ndaj vetes.

5 2 vota
Vlerëso Artikullin
Subscribe
Njoftohuni për
guest
0 Komente
Më të vjetrat
Më të rejat Më të votuarit
Inline Feedbacks
Shiko të gjitha komentet